Luanët sulmojnë për vdekje një burrë në kopshtin zoologjik

0
51
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një burrë në Gana u sulmua për vdekje nga luanët pasi u ngjit në rrethimin e kafshës në një kopsht zoologjik në kryeqytet, Akra.

Autoritetet e kafshëve të egra dyshojnë se ai mund të ketë planifikuar të vidhte dy këlyshë të rrallë luani të bardhë, të cilët janë bërë një tërheqje e madhe që nga lindja e tyre nëntorin e kaluar.

Trupi i viktimës u mor nga kopshti zoologjik dhe u dërgua në një morg lokal.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur motivin e autorit dhe rrethanat e sulmit.

Një luan, një luaneshë dhe dy këlyshë ndodheshin në ambient kur ndodhi ngjarja.

“Luanët kanë këlyshë, kështu që nëse afroheni shumë, ata mund të mendojnë se po përpiqeni t’u merrni foshnjat e tyre”, u tha gazetarëve zëvendësministri për Tokat dhe Burimet Natyrore, Benito Owusu Bio.

“Ne i kërkojmë publikut që të heqë dorë nga një gjë e tillë”, shtoi ai.

Viktima u ngjit në një gardh 10 metra përpara se të ngjitej mbi një tjetër për të hyrë në rrethimin e luanëve, thonë zyrtarët.

Zjarr Tv Ad