90 forca policie ne Vlore,ne kuader te operacionit te nisur ne 12 qarqe te vendit nga uniformat blu. Operacioni ne Vlore,te angazhuar vec forcave te policise rrugorre dhe forca te FNSH,te shtrira ne kater pika te qytetit,por edhe ne Orikum ,si dhe Delvine e Sarande per qarkun e Vlores. Ne kete operacion sipas informacioneve te policise jane perfshire rreth 1200 forca ne te gjithe vendin. Aksioni i nisur ne Vlore prej ores 12 te mesdites,synon goditjen e paligjshmerise ,ne evidentimin dhe goditjen e rasteve te shkeljes se rregullave te qarkullimit rrugor. Por nga informacionet e policise,fakti qe ne aksion jane pershire edhe forca te FNSH ka te beje edhe me evidentimin apo zbulimin e personave te shpallur ne kerkim per raste te ndryshme kriminale
Ne Vlore jane kater pike,ne zonat hyrese dhe dalese te qytetit,ndersa aksioni i policise eshte shtrire njekohesisht edhe ne zonen e Orikumit. Ky eshte aksioni i pare blic,konfirmojne informacionet nga policia,ndersa pritet qe situata te tilla te jene prezente gjate ketij muaji,ne prag edhe te masave per festat e fundvitit.