Përurimi i Abetares së përbashkët, Shqipëri-Kosovë, akademiku Fuga: Gafë dhe budallallëk, të kapësh kokën me dy duar dhe të qash

0
96
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Akademiku Artan Fuga cilëson abetaren e përbashkët mes Shqipërisë dhe Kosovës “gafë dhe budallallëk”. Jep shpjegime gjuhësore pse nuk funksionon një abetare e centralizuar.

Fuga bie dakord me faktin se duhet të bëhet maksimumi për shqipen e përbashkët, por problemi për të qëndron mes diferencave që ka shqipja e shkruar dhe ajo e folur në Shqipëri dhe Kosovë. Ai sqaron se “shqipja është një, por mënyrat e inicimit në të mësuarin e gjuhës shqipe nuk janë një: Gjuhësia si filozofi nuk është një, ka strukutraliste, fenomenologjike, asinkronike, pozitiviste, gestaltiste, etj.”

Postimi i plotë:

Cfarë gafe dhe budalliku ndërtimi i abetares të përbashkët Shqipëri – Kosovë!

Habitem si ka rënë në këtë absurditet edhe zoti Kurti që mesa di ka studiuar edhe filozofi!!!

Patjetër midis Shqipërisë dhe Kosovës duhet të bëhet maksimumi për gjuhën tonë të përbashkët shqipe! Por tjetër është shqipja ta zemë në shkronja, rregulla gramatikore, etj., dhe tjetër një tekst i përbashkët abetareje që është krejt pa kuptim! Tekstet e abetares duhet të jenë të larmishëm, sigurisht të aprovuar me kujdes, duke mbajtur shpirtin, frymën, normat themelore të gjuhës, shkronjat, por mësimi i abetares duhet t’i nënshtrohet edhe zonave, krahinave, dialekteve, traditave, në shembuj, theksime, ilustrime, me fjali ndërtuese, apart pedagogjik etj.

Shqipja është një, por mënyrat e inicimit në të mësuarin e gjuhës shqipe nuk janë një: Gjuhësia si filozofi nuk është një, ka strukutraliste, fenomenologjike, asinkronike, pozitiviste, gestaltiste, etj. Si është e mundur jemi në mentalitetet e shekullit të 19-të dhe nuk kuptojmë që gjuha dhe shënjat që e materializojnë atë janë dy gjëra të ndryshme dhe mbi të gjitha tjetër është gjuha e përbashkët dhe krejt tjetër metodat e interpretimit të saj që janë të ndryshme, tjetër është gjuha dhe tjetër është një abetare që është mënyra si e mëson gjuhën!

Madje edhe për puristët : Nuk ka asnjë lidhje dëshira për gjuhë të unifikuar letrare te vocrrakët, me imponimin e një teksti abetareje të vetëm! E njëjta gjuhë, mund të mësohet me tekste të ndryshëm, sikurse i njejti mendim mund të shprehet me fjalë të ndryshme!
Edhe abetaren e çentralizuam???

O Zot!

Po si është e mundur? Kap kokën me dy duar dhe qaj!

Zjarr Tv Ad