Panairi i Parë Ndërkombëtar i verës në Serbi, Rama: Si do të qëndrojmë në këtë lagje të Europës, së bashku apo duke i vënë flakën njërit-tjetrit

0
68
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Është zhvilluar sot ceremonia e hapjes së edicionit të parë të Panairit të Verërave, ku për herë të parë prodhuesit bëhen bashkë për të promovuar verërat e rajonit, krahas prodhuesve të mirënjohur botërisht në Serbi. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe Dritan Abazoviç, kryeministri Edi Rama si edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut.

“Vendosa të mos e përdor fjalën që më kanë shkruar sepse fillonte me shprehjen që ne në Shqipëri kemi krijuar verën e parë në Ballkan që në Epokën e Bronzit, unë nuk e di sa e vërtetë është kjo por di që kemi humbur kohë duke i treguar njëri tjetrit kush ka qënë i pari. Por një gjë e kemi mësuar të gjithë që asnjë prej nesh nuk do shkojë diku tjetër. Vendet tona janë këtu për të qëndruar vite e shekuj pas nesh dhe zgjedhja jonë është si të qëndrojmë këtu së bashku në të njëjtën lagje të Europës dhe ta bëjmë më të jetueshme apo duke hedhur gurë mbi tjegullat e njërit-tjetrit, apo duke i vënë flakën njëri-tjetrit.

Ne duhet të bëhemi më të bindur se Ballkani i hapur është shumë më tepër se ekonomi dhe tregti. Ballkani i Hapur është një projekt paqeje, një projekt i bashkimit në paqe të një vizioni të përbashkët në paqe që një lagje e Europës të bëhet vendi i të ardhmes për të gjithë rininë tonë.”, tha Rama.

Zjarr Tv Ad