Kryeministri Edi Rama e ka nisur me batuta fjalën e tij në samitin e Ballkanit të Hapur, që sot është në ditën e dytë të tij. Ai ka bërë një batutë për ambasadorin amerikan që ndodhej i pranishëm, Christopher Hill, duke thënë me humor se ai kuptonte çfarë ata flisnin.
“Ambasadori si të gjithë amerikanët di gjuhën e tij dhe tonën prandaj kur flisnin në prani të tyre bëni kujdes se na kuptojnë. Jo vetëm në anglisht, por kur flasim ne gjuhën tonë”, tha Rama, duke falenderuar Turqinë dhe Hungarinë që i ishin bashkuar samitit.
“Ambasadori si të gjithë amerikanët di gjuhën e tij dhe tonën prandaj kur flisnin në prani të tyre bëni kujdes se na kuptojnë. Jo vetëm në anglisht, por kur flasim ne gjuhën tonë. Jam po ashtu shumë i kënaqur që këtu sot me ne janë edhe 2 miq shumë të rëndësishëm për ne që përfaqësojnë 2 vende po kaq të rëndësishme për rajonin tonë.
Ministri i Jashtëm i Turqisë, miku ynë, të cilin dua ta falënderoj për praninë. Turqia është partner i pazëvendësueshëm strategjik i Shqipërisë por edhe aleat i të gjithë proceseve pozitive, si dhe ministri i Hungarisë, të cilin dua po ashtu ta falënderoj”, tha Rama.