Grida Duma: Goditja tek ‘Prestige Resort’, paralajmërimi që frika e pushtetit po skërmit dhëmbët e rënë

0
265
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja e PD, Grida Duma, thotë se shembjet e paligjshme nga IKMT në “Prestige Resort” “është paralajmërimi që frika e pushtetit po skërmit dhëmbët e rënë”.

Postimi i Grida Dumës:

Guximi e forca e shembullit e mediave “Ballkan Web”, “Panorama”, e “News 24”, sot po përballen me shembullin e forcës.

Kam ndjekur e respektuar më vlerësimin më të lartë, se si këto media profesionalisht prestigjioze, po goditen tek “Prestigji” jo vetëm me hakmarrje prej amatorësh por edhe me shkelje ligji prej autoritarizmi profanësh.

Ata që sot godasin Prestigjin, biznes me te cilin dikur krenoheshin për të lartësuar turizmin shqiptar, i kanë bërë në fakt llogaritë “pa hanxhinë” thotë populli. Të godasesh hapur biznesin, sepse do të heshtësh mediat që të kanë zbuluar korrupsionin; sepse të kanë nxjerrë të palarat e drejtorave e ministrave që vjedhin e hakerrehen, nuk do të thotë aspak se e lan dot zhulin apo do lash duart kaq lollaj dhe me kaq.

Koha ka treguar se si, kur dikush qoftë kryeministër a kushdo, ka shkelur këdo e sido, pikërisht atëherë ka nisur shenja e rrëmimit të pushtetit e regjimit.

Regjimet duhen pasur frikë kur e njohin frikën nga reagimi popullor, jo kur tregojnë se si regjimi vetë nga frika e rënies hipën rruspave për të mbrojtur veten duke “shtirë frikë”.

Sot goditja pa asnjë prestigj tek Prestigji , është paralajmërimi që frika e pushtetit po skërmit dhëmbët e rënë. Media është arma e parë që duhet të mbrojmë e farkëtojmë për t’i çuar “rruspat” regjimit të hajdutëve që i ka rrënuar korrupsioni i vet.

Zjarr Tv Ad