“Dy binjakët ekselentë te Mjekësisë e mendojnë të ardhmen jashtë vendit”- Ilir Meta: Mijëra të rinj të pashpresë duan të ikin! Të frenojmë largimin e tyre

0
102
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka publikuar historinë e dy binjakëve ekselentë në degën e Mjekësisë në Tiranë Mario dhe Xhulio Popa që e mendojnë të ardhmen e tyre jashtë vendit. Meta shprehet se si ata edhe mijëra të rinj në Shqipëri në mungesë të shpresës këtu bëjnë përpjekje çdo ditë për t’u larguar.

Të frenojmë ikjen e të rinjve tanë më të talentuar duke ju krijuar kushte dhe mundësi më të mira për arsimim dhe punësim, që të shprehin potencialet e vërteta dhe të ndërtojnë të ardhmen e tyre në vend”, shkruan Meta.

Statusi i plotë i Ilir Metës:

Historia e vëllezërve binjakë, studentë të ekselencës, Mario dhe Xhulio Popa është sa mbresëlënëse, po aq dhe trishtuese. Fitues absolutë në degën e Mjekësisë në Universitetin e Tiranës, ata thonë se pas përfundimit të studimeve të ardhmen e tyre e mendojnë jashtë vendit.

Si vëllezërit Popa janë me mijëra të rinj në Shqipëri, që në mungesë të shpresës këtu, bëjnë përpjekje çdo ditë për t’u larguar.

Të frenojmë ikjen e të rinjve tanë më të talentuar duke ju krijuar kushte dhe mundësi më të mira për arsimim dhe punësim, që të shprehin potencialet e vërteta dhe të ndërtojnë të ardhmen e tyre në vend.

Shqipëria ka diell për të gjithë!

Linku i videos:  https://www.facebook.com/watch/?v=855331705851168

Zjarr Tv Ad