Nga Sali Berisha
Sot dita e Shën Terezës! Sot mbarë kombi shqiptar dhe katolikët në Shqipëri dhe kudo në botë, përulen me adhurim para shenjtores shqiptare, Shën Terezës.
Ata nderojnë shenjtoren, që me virtytet e rralla të shpirtit të saj, dashurinë, dhembshurinë, përkushtimin dhe besimin e pakufishëm te Krishti Mbret, arriti të meritojë më të lartin titull, atë të Nënës së mbarë njerëzimit dhe pushtoi si askush tjetër për së gjalli, zemrat e njerëzve të të gjitha racave e besimeve. Ajo gjithashtu u nderua me çmimin Nobel dhe u bë gruaja më e famshme e shekullit të saj.
Regjimi barbar i Enver Hoxhës i ndaloi Nënë Terezës për dekada ardhjen në Shqipëri, kurse neo-bllokmeni Edvin Kristaq Rama, për të shprehur urrejtjen atërore ndaj shqiptares më të madhe të kohërave, në një vendim antikombëtar i hoqi shtatoren e tij nga kryeqyteti i vendit duke fyer kështu mbarë kombin shqiptar.
Unë ju ftoj ju të dashur miq ftoj të shprehim mirënjohjen më të thellë Shën Terezës që lartësoi sa askush tjetër emrin e shqiptarit dhe ka frymëzuar e do të frymëzojë gjithmonë dashurinë, mëshirën, dhembshurinë si virtytet më të larta e më të fuqishme të njeriut dhe njerëzimit!