6 vjetori i shenjtërimit të Nënë Terezës, Ambasada e Shqipërisë në Hungari ndajnë ushqim për bamirësi

0
52
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sot, bëhen gashtë vite nga 5 shtatori i 2016-ës, kur botës iu shtua një shenjtore. Ajo është Nënë Tereza, sot Shenjta Terezë, gruaja bujare që përkul mbi persona e braktisur nëpër rrugë duke u njohur dinjitetin që u ka dhënë Zoti.

Për këtë ngjarje, sot në Hungari stafi i Ambasadës së Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut ju bashkuan misionareve të Shën Terezës në një aktivitet bamirësie ku shpërndanë ushqim për njerëz në nevojë.

“Në përkujtim të 6-të vjetorit të Shenjtërimit të Nënë Terezës dhe në Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë, e ngarkuara me pune a.i.  znj. Gentiana Mburimi dhe stafi i ambasades, së bashku me kolegë të Ambasadës së Kosovës ne Budapest, ju bashkuan misionareve të Shën Terezës në një aktivitet bamirësie ku shpërndanë ushqim për njerëz në nevoje.

Ambasada organizoi dhe nje ceremoni në bustin e Nënë Terezës. Së bashku me Ambasadoren e Kosovës, znj. Gjeneza Budina dhe stafin e ambasades, zv. Ambasadorin e Maqedonisë së Veriut, z. Nenad Mladenovikj, perfaqesues të Bashkise së Lagjes 12, Konsullin e Nderit ne Pécs, z. Avni Hafuzi, miq shqiptare dhe hungareze, nderuam dhe kujtuam punen dhe vepren e pavdekshme të Shën Terezës”, njofton Ambasada e Shqipërisë në Hungari.

Zjarr Tv Ad