Policia ka arrestuar në flagrancë 1 shtetas dhe ka shpallur në kërkim 1 tjetër për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.
Arrestohet shtetasi:
– Gentian Muhollari, 20 vjeç, banues në fshatin Metoq, Sarandë.
Shpallet në kërkim shtetasi:
– L.O., 27 vjeç, banues në Sarandë.
Procedohen në gjendje të lirë:
– 7 shtetase për veprën penale “Moskallëzim krimi”.
Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, Policia e Sarandës ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e shtetasit Gentian Muhollari, i cili dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin L.O, merreshin me përpunimin, përgatitjen dhe tharjen e një sasie me lëndë narkotike të dyshuar si Cannabis Sattiva.
Policia ka bërë kapjen në flagrancë të Gentian Muhollarit i cili tentoi të largohej me vrap, në fshatin Metoq të Sarandës, pranë një tuneli të braktisur (pa pronarë), në të cilin përpunohej dhe mbahej e fshehur lënda narkotike, e dyshuar si Cannabis Sattiva.
Gjatë kontrollit të vendit të ngjarjes, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale:
– 41 kg e 850 gramë, lëndë narkotike e dyshuar si Cannabis Sattiva, në formë boçesh.
– 423 kg degë bime me gjethe dhe boçe, e dyshuar si Cannabis Sattiva.
– 192 kg e 95 gramë, degë dhe gjethe në formë byku.
Po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.