“Operacionet dekonspiroheshin”- Pas deklaratës së Gledis Nanos, PD kërkon seancë dëgjimore me Bledi Çuçin në Komisionin e Sigurisë Kombëtare

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike Ferdinand Xhaferraj ka depozituar në Kuvend një kërkesë për seancë dëgjimore me ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi në Komisionin e Sigurisë Kombëtare.

Duke marrë shkas nga deklarata e ish kryepolicit Gledis Nano i cili tha se 14 eksponentë të botës së krimit i kishin shpëtuar arrestimit, Xhaferraj deklaroi se në seancë do të ftohet edhe ky i fundit.

“Bazuar në rregulloren e Kuvendit thërrasim në Komisionin për Sigurinë Kombëtare ministrin Bledi Çuçi. Pak ditë më parë Gledis Nano do të deklaronte se 14 eksponentë të botës së krimit i kishin shpëtuar arrestimit për arsye se operacionet dekonspiroheshin.

Kjo vinte 4 ditë pasi drejtori ishte shkarkuar. Thuhej që ishte shkarkuar për mosplotësim të objektivave ndërsa ambasada e cilësoi partner të SHBA.

Gledis Nano është dekoruar me medalje nga ish ministri Sandër Lleshaj. U shkarkua. Situata e rendit dhe kriminalitetit në vend është e rëndë. Krimin e kemi brenda policisë. Segmente të caktuara të krimit të organizuar brenda policisë. Në seancë dëgjimore kemi ftuar edhe Gledis Nanon”, tha ai.

Zjarr Tv Ad