Dy satelitë në hapësirë/ “Ramën do ta shihnit duke u ajrosur me Saimir Tahirin”, deputeti i PD: Aventura 3-vjeçare do i kushtojë shqiptarëve 6 mln dollarë

0
51
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka reaguar në lidhje me nismën e qeverisë për të çuar dy satelitë në hapësirë. Përmes një postimi në ‘Facebook’, Këlliçi thekson se kjo aventurë 3-vjeçare do të kushtojë shqiptarëve 6 milionë dollarë ose 671 760 000 lekë.

REAGIMI I KELLICIT

Pëllumbat e Ramës në orbitën e Tokës Thuajse një vit më parë Rama deklaroi se në muajin mars do t’i lëshojë dy satelitë në hapësirë! Shqiptarët prisnin të dëgjonin nga Rama diçka për rritjen e rrogave dhe pensioneve, uljen e inflacionit dhe të çmimeve, po për këto qeveria nuk ka para. 9 vjet që thotë bëni durim…

6 milionë dollarë ose 671 760 000 lekë do t’i kushtojë shqiptarëve kjo aventurë 3-vjeçare. Por aventurat e çmenduritë nuk mbarojnë me kaq. 4 milionë euro të tjera do t’i shkojnë kopshtit në oborrin e kryeministrisë, që Edi Rama të pushojë prej sfilitjes së madhe e të planifikojë tenderin e radhës për çeljen e punimeve në Rrugën e Qumështit!

Një kryeministër mendërisht i shëndetshëm dhe i përgjegjshëm do t’i shpinte këto para tek qytetarët, por Edi Rama nuk jep. Ai vetëm merr, si të gjithë narcistët.
Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, ky kryeministër i ka bërë 230 milionë euro dëm shqiptarëve. Mirëpo këtu nuk ka drejtësi, se po të kishte do e shihnit me tuta sporti duke u ajrosur me Saimir Tahirin.

Zjarr Tv Ad