Sulmi kibernetik i Iranit, reagon Lulzim Basha: Dëshmi e rëndësisë jetike të bashkëpunimit me SHBA dhe aleancës së NATO-s

0
66
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar me anë të një postimi në Twitter lidhur me vendimin e qeverisë për t’i lënë 24 orë afat stafit të Ambasadës së Iranit për të larguar të gjithë diplomatët nga Tirana.

Sipas Bashës ky sulm dëshmon rëndësinë që kanë SHBA-të dhe aleanca e NATO-s për ta bërë Iranin përgjegjës.

Sulmi kibernetik i Iranit kundër Shqipërisë dëshmon sërisht rëndësinë jetike që ka Aleanca e NATO’s për sigurinë tonë.  Ne u jemi mirënjohës SHBA për mbështetjen e pazëvendësueshme dhe qëndrojmë krah për krah aleatëve tanë në NATO për ta mbajtur Iranin përgjegjës dhe për të parandaluar kërcënimet dhe aktet kundër sigurisë sonë të përbashkët”, shkruan ai.

Zjarr Tv Ad