“Dhimbja më ka gërryer ditë e natë”/ Tragjedia e Jonadës, Rama: Shkelja e papërgjegjshme e rregullave e ktheu policin në vrasës, bie dakord me revoltën e të rinjve

0
167
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama ka rikthyer edhe njëherë vëmendjen pas një muaji në ngjarjen e rëndë të plazhit të Potamit, ku komisari i policisë Arjan Tase i mori jetën duke përplasur me skaf vogëlushen Jonada Avdia. Rama ka pranuar se Tase u kthye në vrasës pasi shkeli në mënyrë të papërgjegjshme rregullat.

Ai gjithashtu ka pranuar se mijëra të rinj që u vetëorganizuan në rrjetet sociale kishin të drejtë të shprehnin revoltën e tyre edhe pse theksoi se nuk binte dakord me parrullën “vogëlushen e vrau shteti”.

“Nga goditja e një skafi në bregun e detit, sot kur vala e madhe e reagimeve mbi plagën e sapo hapur është fashitur, por dhe meqënëse jemi këtu në ministrinë e Brendshme në një moment ndryshimi në Policinë e Shtetit kam dëshirë të ndaj një reflektim me publikun dhe me ju që jeni gjithë skuadra drejtuese e ministrisë dhe policisë.

Dhimbja për një jetë aq të re të rrëmbyer aq egërsisht nga një shkelje e papërgjegjshme e rregullave më ka gërryer me ditë dhe netë. Edhe kur i shkruajta tani që po i lexoj këto rreshta prapë kam një ndienjë shumë të fortë revolte për faktin se shkelësi i cili u kthye në vrasës, nuk ishte një pushues i zakonshëm por një punonjës policie, që normalisht dhe si pushues duhet të jetë shembulli i respektit për ligjin dhe për rregullin.

Ky fakt e bëri tragjedinë jo vetëm për prindërit e familjarët e vogëlushes e për cdo shqiptar jo thjesht të dhimbshme, por dhe shumë revoltuese për shkak të profilit të autorit. Ajo tragjedi nuk ishte, nuk do ketë e nuk ka sot asnjë ngushëllim se nuk ka si të ketë ngushëllim për familjen e një fëmije viktimë, ama është vendi të thuhet se në kulmin e një dhimbje ekstreme ajo familjen e thejshtë tregoi një vetëpëmbajtje të hatashme”.

Zjarr Tv Ad