Forca të shumta policie rrethojnë ambasadën e Iranit, nis largimi i stafit diplomatik nga Tirana

0
153
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Forca të shumta Policie kanë rrethuar mbrëmjen e sotme ambasadën e Iranit në Tiranë. Pak më parë ka nisur zbrazja e zyrave, si dhe largimi i stafit diplomatik.

Kjo vjen pak orë pasi kryeministri Edi Rama njoftoi për ndërprerjen e marrdhënieve diplomatike me këtë shtet, si dhe i dha 24 orë afat ambasadës iraniane për t’u larguar nga Shqipëria për shkak të sulmit kibernetik kundër shërbimeve qeveritare në vendin tonë.

Së fundmi ka reaguar edhe Irani pas vendimit të qeverisë shqiptare për ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike, duke “dënuar ashpër” këtë vendim teksa hedhu poshtë pretendimet për përfshirje në sulm kibernetik kundër vendit tonë.

Në një deklaratë për media, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, Nasser Ka’nani hodhi poshtë pretendimet se vendi i tij është pas sulmit kibernetik, duke i quajtur deklaratat si të pabaza, raporton neësbomb.al. Ai tha se vendimi i Shqipërisë për të ndërprerë marrëdhëniet politike mes dy vendeve “me pretendime të tilla të pabaza” është “i pamenduar dhe dritëshkurtër”.

Zjarr Tv Ad