Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka kritikuar qeverinë për paketën e ndihmës ekonomike që lançoi sot për të përballuar krizën energjetike dhe inflacionin në rritje.
Berisha tha se shqiptarët po mashtrohen hapur, teksa qeveria i ka rritur me qëllim çmimin e energjisë 7% të popullatës dhe kryesisht shtresës së mesme, me synimin për t’i larguar nga vendi.
Kreu i selisë blu kritikoi edhe vendosjen në Vlorë të dy anijeve që prodhojnë energji, të cilat vijnë nga Bangladeshi, duke thënë se kanë një nivel të lartë ndotje pasi lëshojnë squfur në ajër dhe gjithashtu janë të shtrenjta pasi një megavat energji e tyre kushton 360 euro.
FJALA E BERISHËS:
Përcaktoj 100 euro për çdo punonjës të ndërmarrjeve publike. Përcaktoi 50 euro për çdo punonjës të administratës., Përcaktoi jo 10 po 100% të vlerës së rritjes së ndihmës ekonomike. Ju mashtroni ato që keni shkruar. I dhatë një goditje të rëndë shtresës së mesme me çmimin e energjisë. Ju dilni e blini me çmime 2-fish 3-fish mbi bursën. Tani po sillni gjigandët e ndotjes, gjeneratorët nga Bangladeshi pa tender. I mashtroni shqiptarët se punojnë me gaz, ato punojnë me mazut dhe prodhojnë qindra tonelata squfur. Helmojnë Vlorën sikur të qarkulloni 100 makina për çdo 100 kilometër në ditë. Energjia e tyre kushton 360 euro megavati. Ju doni të vidhni, vidhni dhe vetëm vidhni shqiptarët. Po shqiptarët do ju përgjigjen ju. Do ju japin një përgjigje flakë për flakë. Se ju rrisni çmimin e energjisë për shtresën e mesme, e godisni me qëllim. Mjekë, biznesmenë të vegjël, inxhinerë dhe me rradhë, ju i largoni menjëherë këta nga vendi.
I vratë masivisht bizneset. Sot Shqipëria ka 1 biznesmen për 28 banorë. Ju jeni hajdutë jo evropianë, por të planetit të hajdutërisë ndoshta jashtëtokësore. Çfarë është ai instilacioni na i thuaj pak ti zonja e Kulturës. 4 milionë euro për sytë dhe xhepat e Edi Ramës, a ka cinizëm më të madh. Po “Air Albania” kush e falimentoi, se s’paguan dot taksa, i ka grabit taksat Edi Rama me fluturimet e tij. Talleni me fermerët. Shqipëria jep 1/10 që jep Kosova, 40 e ca euro për hektarë, ndërsa Kosova jep 400 euro për hektar. Nëse mbjellin 100 mijë hektarë. Shkoni e takoni qytetarët hajdeni me mua dalim ballë-përballë i shkojmë socialisteve ne. Se keni krijuar mekanizimin e vjedhjes së votës ju, por prej hundësh do ju dalin ja këtu do jemi (përplas dorën në podium).