“Ku të çon mushka?”, Spiropali “përlaset” me Berishën: Ç’ma bën dorën ashtu? Je pensionisti më i pasur…

0
14533
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Seanca e sotme plenare është shoqëruar me debate mes kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropalit.

Berisha e cilësoi paketën e qeverisë si tallje me shqiptarët, ndërsa ministrja u shpreh se masa janë planifikuar prej kohësh dhe qeveria ka qenë krah qytetarëve.

Ajo më tej  e quajti Berishën “pensionistin më të shtrenjtë në Shqipëri”, ndërsa listoi ndihmat e qeverisë për qytetarët.

“Po shoh që ke bërë gati laptopin, po nuk e kuptoj ku të çon ajo mushkë. Ne kemi punët tona. Po merremi me pensionistët, do indeksojmë pensionistët. Ata presin nga ne, ju prisni nga këta doktor se as këta nuk i ke se kur u mblodh grupi parlamentar nuk e zgjodhe dot kryetarin. Je pensionisti më i shtrenjtë i Shqipërisë, por do të durojmë.

Qoftë dhe ato dy gjëra që ka bërë mirë, po i varros, dashurinë për pushtetin e ka më të madhe se gjithçka. Më vjen çudi se disa kamë zhveshur robat  banjos dhe kanë veshur pelerinat e revolucionarit këtu në Kuvend dhe në foltoret e tjera të krijuara për të na treguar se kush janë në të vërtetë. Ne jemi të vetëdisjëhm se është një moment i vështirë. Kemi disa vite që përballemi me disa kriza njëkohësiht por në gjë ne nuk e kemi bërë, nuk i kemi braktisur njerëzit.

Rezulton sot nga të dhënat se borxhi po ulet dhe të ardhurat janë rritur. Të ardhurat e shtuara në buxhet nuk i kemi përdorur për të bërë biznese lart e poshtë dhe të ndërtuar fabrika, por i kemi përdorur për ti ardhur në ndihmë më të pamundurëve. Kur nisën tanket në Kiev dhe kur filloi bombardimi ne e dinim që pasojat do të ndiheshin dhe nuk pritëm këtë ditë për të marrë masa. Ka muaj të tërë që e gjithë Evropa përballet me krizë të energjisë por në faturat e qytetarëve nuk është parë kriza.

Patjetër që sot  dhe vazhdim do të marrim një masë për të diferencuar masat dhe qytetarët të ndërgjegjësohen për të kursyer. Pse e bën dorën kështu apo ke ardhur nga Gjiri i Lalzit apo nga Pishinat dhe mendon se do fillosh ndonjë revolucion këtu”, tha Spiropali.

Zjarr Tv Ad