Protesta e Metë, Berisha fton qytetarët të marrin pjesë: Kontratën time me qytetarët nuk ka forcë ta thyejë

0
54
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha, u ka bërë sot thirrje qytetarëve të marrim pjesë në protestën që do të organizohet nga Ilir Meta te inceneratori i Tiranës. Ai i hodhi poshtë zërat sot se është në garë me Partinë e Lirisë për organizimin e protestave.

Nga Shkodra, në një bashkëbisedim me gazetarët, pasi kujtoi Kryengritjen e Postribës, Berisha u pyet edhe lidhur me protestën. Ish-kryeministri tha se ai ka kontratë me qytetarët dhe është vtëm me ta, kudo ku ka protesta.

“Në politikë Sali Berisha është vetëm nga qytetarët. Kontrata ime, nuk ka forcë në botë që të thyejë këtë kontratë me shqiptarët. Nuk ka ligj që mund të dëmtojë këtë kontratë. Ajo është kontrata me Shqipërinë, me qytetarët. Nuk kam asnjë lloj impresioni. Treni nuk ndalet.

…Fronti që organizoi 7 korrikun, do organizojë lëvizjen për të shpëtuar Shqipërinë nga rreziku. Kudo që bëhen protesta, u bëjmë thirrje qytetarëve të marrin pjesë. Protestë kanë njoftuar qytetarët e Vlorës, nuk ka protestë më të ligjshme se ajo. Të sjellësh përbindësh me squfur aty, ky është një krim i rëndë i shëndetit dhe mjedisit në Vlorë. Qytetarët kanë mbështetjen e plotë të PD-së derisa ti përzënë nga ujërat e Vlorës.”, deklaroi Berisha. 

Zjarr Tv Ad