“Do djegë 600 ton naftë të rëndë në ditë, sa 100 mijë makina ”- Anija për prodhimin e energjisë në Vlorë, ambientalisti: Do shkaktojë katastrofë mjedisore

0
158
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dy anije për prodhimin e energjisë elektrike do të ankorohen në portin e Vlorës. Një nga mjetet lundruese të marra me qira ka mbërritur mëngjesin e të premtes në portin e qytetit bregdetar. Banorët janë ngritur në protesta kundër vendosjes së tyre në këtë port, ndërsa ambientalistët ngrenë alarmin për një katastrofë mjedisore.

Ambientalisti: “Kjo anije ka të inkorporuar dy platforma mbrapa saj që do të instalohen tek porti i peshkimit, është e papranueshme. Aty ku është porti i peshkimit do jenë dy platforma supergjigante, supergjeneratorë që do të djegin 600 ton naftë në ditë, naftë të rëndë. Kjo është një katastrofë. Kjo sasi nafte që do të digjet pikërisht këtu 600 ton është e barabartë me 100 mijë makina të bëjnë 100 km brenda Vlorës, brenda ditës. Kjo është katastrofa që pritet të ndodhë me këto dy anije.

Do fillojmë një betejë të madhe kundra oligarkisë botërore të naftës, kundra rrezikut të madh që na kërcënohet. Shqipëria i gjetur si një vend ku mund të zgjasin kthetrat këto lobet e fuqishme të naftës. Kjo po ndodh këtu, katastrofë mjedisore dhe ekonomike, sidomos për turizmin. Në Vlorë është rritur turizmi, por do jetë për pak kohë.”

Burimi:Panorama.al

Zjarr Tv Ad