Emigrantët e paligshëm ‘pushtojnë’ Shqipërinë/ Arrestohet një tjetër person që po i transportonte

0
39
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në prangat e Policisë së Pogradecit ka përfunduar një 31 vjeçar me banim në Tiranë i cili u kap duke transportuar 4 emigrantë të paligjshëm. Shërbimet e Policisë Rrugore e kanë kapur këtë shtetas, në dalje të qytetit të Pogradecit, duke transportuar me mjetin tip “Benz”, në drejtim të Tiranës, 4 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit 200 euro për person, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Njoftimi/ Pogradec

Vijon operacioni policor “Perimetri 192”.

U kap duke transportuar 4 emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit, vihet në pranga 31-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, në bashkëpunim me shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit. Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit M. M., 31 vjeç, banues në Tiranë.

Shërbimet e Policisë Rrugore e kanë kapur këtë shtetas, në dalje të qytetit të Pogradecit, duke transportuar me mjetin tip “Benz”, në drejtim të Tiranës, 4 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit 200 euro për person, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Zjarr Tv Ad