Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Jamarbër Malltezi ka zbuluar të tjera dokumenta që faktojnë se media ëshë blerë nga mafia e inceneratorëve. Në konferencën për shtyp me pyetje të përditshme për inceneratorët, Malltezi ka theksuar se si miku i kryeministrit Edi Rama, Ben Blushi, çoi gruan në Bullgari për të krijuar nga hiçi një kompani guacë.
Deklaratë e anëtarit të Këshillit Kombëtar, Jamarbër Malltezi
Dokumenti që po paraqesim sot është episodi i dytë i serialit të blerjes së medias dhe bosëve të saj nga mafia e inceneratorëve. Ky dokument tregon se si drejtori i madh, miku i Ramës, ish-ministri socialist Ben Blushi, e çoi gruan deri në Bullgari që të krijonte nga hiçi një kompani guacë.
Partnerët ishin ‘çunat e mirë të inceneratorëve’, që më pas u bënë ‘plehrat në kërkim ndërkombëtar’. Ne, nga kjo foltore i kemi etiketuar si bosët e mafias së plehrave, sepse skema që krijuan, ku përfshiheshin mediat, qeveria dhe kompani offshore, është qartësisht mafioze.
Kompania që Blushi hapi në Bullgari, pa asnje kapital, pa asnjë përvojë, i duhej mafies se plehrave per pune te medha, një ndër të cilat ishte blerja e heshtjes se mediave. Dokumenti tregon se kompania është e ndarë në tri pjesë të babarbarta në zotërim të Blushit, Mirel Mertirit dhe Klodian Zotos.
Pesë pyetje për SPAK-un, që luan shurdhmemecin, dhe as sheh dokumente as dëgjon fakte:
- Sa milionë euro nga paratë publike të shqiptarëve kanë përfunduar te kjo kompani në Bullgari?
- Çfarë ekspertize ka ofruar kjo guaca në Bullgari, me pronarë Blushin dhe mafiozet e plehrave?
- A është përdorur edhe kjo guaca ne Bullgari për pastrim parash dhe zhdukje gjurmësh se parave publike?
- A është përdorur kjo guacka edhe për blerje të heshtjes së mediave?
- A ka vepër penale, kur paratë publike të shqiptarëve përfundojnë në guaca për të zhdukur grabitësit e vërtetë të parave? Apo është përgjigje shumë komplekse?
SPAK-ut i urojmë fundjavë të mbarë, ta gëzojë heshtjen e zgjatur! Medias që hesht kur digjen miliona euro të shqiptarëve, vetëm se kanë marrë edhe ata pjesën e tyre, i urojmë shërim të shpejtë!
Çunave dhe gocave në kërkim ndërkombëtar, u themi të kenë durim: ju mund të fshiheni, por nuk do të shpëtoni! InceneRamës dhe incEnerjonit u themi se firmat e hedhura do të bëhen një ditë lak.