Mimi Kodheli feston 58-vjetorin, ish-ministrja: Një ditë si gjithë të tjerat me ca lule më shumë në tavolinë

0
69
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ministrja e Mbrojtjes dhe deputetja socialiste Mimi Kodheli feston sot ditëlindjen e saj. Deputetja ka mbushur plot 58-vjeç dhe mosha për të duket se është thjesht një numër pasi ajo kujdeset që të shfaqet gjithmonë në top formë.

E pyetur sesi do ta festojë këtë ditë të veçantë, Kodheli është shprehur për ‘Panoramaplus’ se do e kalojë ditëlindjen një ditë si gjithë të tjerat pa bërë diçka ndryshe.

Sot një ditë si gjithë të tjerat me ca lule më shumë në tavolinë”– u shpreh deputetja.

Rikujtojmë se disa kohë më parë, Kodheli ka folur si rrallë herë për jetën e saj personale duke zbuluar edhe disa nga momentet më të bukura që e kanë emocionuar. Deputetja ishte e ftuar në emisionin “Rudina” ku tregoi se çastet më të bukura dhe më të lumtura në jetën e saj janë gjithmonë të lidhura me familjen. Nga momentet e lumtura të jetës së saj, deputetja veçoi momentin e diplomimit të djalit, duke shprehur se ishte shumë e emocionuar.

Besoj që janë gjithmonë të lidhura me familjen, sidomos me djalin, flasim më të lumturat të jetës. Çast i vështirë lindja, por më i lumturi besoj në absolut. Besoj çast i lumtur momenti kur është laureuar, kur ka marrë diplomën, shumë i lumtur. Aq i lumtur ishte sa ai ishte duke e prezantuar projektin, se ju e dini që është arkitekt dhe unë kisha celularin në dorë me idenë që po e regjistroja. Në fund fare, pas gjysmë ore kuptova që nuk kisha regjistruar asnjë gjë. Kaq e emocionuar isha.”- tregoi Mimi Kodheli.

Kodheli është prej vitesh e martuar me bashkëshortin e saj arkitekt Lekë Kodheli, me të cilin ka një djalë me emrin Mikel. /Panorama Plus

Zjarr Tv Ad