Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka folur në Kongresin e Arsimit për sfidat dhe cilësinë e arësimit në standardet e BE.
Në fjalën e saj, Kushi tha se Shqipëria dhe rajoni po përballen me largimin e të rinjve drejt vendeve Perëndimore.
Ajo tha se janë përgatitur programe dhe bursa studimi, që i përfitojnë të rinjtë me kush që mos largohen nga Shqipëria dhe të qëndrojnë në vend.
“Nuk ka asnjë dyshim që për arsimin duhet një angazhimim dhe një solidaritet i madh. Arsimi duhet të harmonizojë politikat me veprimet. Në këtë frymë qëllimi i këtij kongresi është të bëjë bashkë shumë aktorë.
Në ketu në Shqipëri po përballimi me një sfidë. Një pjesë e të rinjve largohen nga rajoni për studime apo punësim në vendet perëndimore sic është Gjermania.
Për t’iu përgjigjur kësaj tendence ne kemi bërë ndërkombëtarizimin e universiteteve por edhe struktura europiane ekselence. Qëllimi ynë është të rrisim cilësinë. Një politikë tjetër është përcaktimi i programeve të studimit prioritet kombëtar.
Të gjithë biem dakord që politikat dhe reformat, sa më të mëdha e të thella të jenë, aq më shumë kohë kërkojnë se rezultatet nuk janë të menjëhershme. Kemi përgatitur disa programe: për programe të përbashkëta të dyfishta me universitete europiane, si dhe qendra kërkimore, me qëllim për t’i dhënë vlerë diplomave tona.
Politikë tjetër, bursat e studimit për progamet prioritare, mësuesi, bujqësi, turizëm, me kushtin që studentët pas studimeve të qëndrojnë në vendin toneë” tha Kushi ndër të tjera.