“Pas çdo proteste duhet të ketë rezultat”, regjisori Budina: Kur ai të zhdëp në dru, përse duhet të kthej faqen tjetër? Duhet reaguar, s’mund të bëjmë xhiro!

0
77
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Regjisori Edmond Budina, në rubrikën ‘Opinion’ foli për protestën e thirrur nga kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Ai u shpreh se qytetarët kanë një mllef ndaj qeverisë, duke shtuar se një kryeministër nuk mund të sillet me arrogancë ndaj qytetarëve. Sipas tij, kryeministrit Rama i intereson vetëm uni i tij, duke theksuar se u intereson vetëm trualli që të pastrojnë paratë e pista.

Për mendimin tim ë pushtet kemi mafien dhe njerëzit kanë mllefe kundrejt qeverisë. Por problem është se ur protestat nuk kanë rezultat nervi I njerëzve vritet. Në një lloj kuptimi është vrarë sepse në këtë lloj pushteti mafioz disa i blen me para. Kjo padyshim që i vret nervin e njerëzve. Lexova që do të bëhej një protest paqësore, unë jam dakord me paqen. Por si duhet të veprojë një qytetar kur ne me Teatrin protestuan paqësisht për dy vite dhe shteti u përgjigj me dhunë. Si duhet të reagojmë ne me këto protesta paqësore. Kur bën një protestë paqësore, por kur ai të jep një grusht dhe të rrëzon përtokë çfarë duhet të bëjnë qytetarët. Çdo zë që bashkohet është gjë e mirë”, tha regjisori Budina.

Gjatë bisedës në studio ai shtoi se qytetarët duhet të protestojnë dhe duhet t’i bashkohen kësaj thirrje pasi padrejtësitë janë të mëdha.

Pa lëvizjen e partive politike në Shqipëri nuk lëviz gjë. Kjo qeveri po kryen akte barbare në këtë vend”, tha ai.

Protesta nuk është një xhiro, është lëvizje, axhetim. Ne jemi tulatur menjëherë. Edhe opozita që ka qenë deri tani nuk ka vepruar si duhet. Ka qenë shumë ngathët dhe shpesh herë i ka shitur edhe kauzat e qytetarëve. Shumë anëtarë të opozitës i sheh, m vila veshje të shtrenjta, si pasurohen këta? Më thoni ju si duhet të reagojë qytetari? Partisë shikohen si ndërmarrje që japin punë. Dëgjoj zëra nga militantët e opozitës, kemi 8 vjet pa punë, çfarë do të thotë kjo? Parti nuk është pronë, kjo zhbëhet duke ndryshuar mentalitetin. Duhet të ketë meritokraci.”, tha ai, duke shtuar e keqja e vendit është kjo qeveri.

Zjarr Tv Ad