Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me sulmin kibernetik të ndodhur ndaj sistemit TIMS, ADAM, MEMEX.
News 24 bën me dije se hakerat arritën të merrnin të gjitha informacionet kofidenciale që mbarte sistemi TIMS. Bëhet me dije gjithashtu se së bashku me hakerat iranianë ka bashkëpunuar dhe një shtetas shqiptarë.
Burime për News 24 bëjnë me dije se autoritetet shqiptare kanë akses vetëm në sistemin TIMS kombëtar, i cili është rivendosur në funksion dhe po punohet në aeroport, ndërsa sistemin ndërkombëtar të TIMS ende nuk e kemi.
Mungesa e TIMS-it ndërkombëtar bën që Shqipëria ta ketë të pamundur në pikat doganore që të identifikojë personat me precedentë penalë që vijnë nga vendet e huaja.
Vështirësi për tu identifikuar manualisht ka vetëm jo për personat me precedentë penalë që hyjnë në Shqipëri, por dhe për ata që dalin nga vendi.
Kujtojmë që ditën që u sulmua sistemi TIMS, rreth 200 persona fluturuan nga Shqipëria drejt Dubait, vendi i cili është bërë streha e krimit shqiptar, për t’i shpëtuar ekstradimit, pasi vendi ynë nuk ka marrëveshje ekstradimi me Dubain.