Berisha mbledh nesër Grupin Parlamentar të PD, zbardhet mesazhi që Luçiano Boçi i dërgoi deputetëve

0
76
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi u ka dërguar sot të gjithë deputetëve të kësaj partie një mesazh, ku bëhej me dije se ditën e nesërme do të mbahet mbledhja e grupit parlamentar në sallën e deputetëve tek selia e PD-së.

Në mesazh sqarohet se në rend dite është prezantimi i propozimit dhe të raportit të reformës territoriale nga grupi i punës dhe propozime konkrete nga deputetët për qarqet e tyre.

Mesazhi i tij:

Ju përshëndes!

Nesër datë 14 shtator, ora 12.00, PD zhvillon mbledhjen e grupit parlamentar në sallën e deputetëve tek selia e PD-së, me këtë rend dite:

-Prezantimin e propozimit dhe të raportit të reformës territoriale nga grupi i punës
-Propozime konkrete nga deputetët për qarqet e tyre
-Të tjera

Falenderime!
Ju lutem pjesëmarrja dhe kontributi i juaj është shumë i rendësishëm!

Zjarr Tv Ad