Xhelal Mziu: Taulant Balla është bërë si “dordolec”

0
61
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i PD-së, Xhelal Mziu, ka hedhur akuza ndaj kreut të Grupit Parlamentar të PS-së, duke e cilësuar si dordolec, ndërsa thekson se nuk u qëndron fjalëve që thotë.

Mziu shprehet se Taulant Balla, nuk ka qenë i pranishëm në Komisionin e Reformës Territoriale, por ka ushtruar presion të madh dhe ka bërë deklarata të papërgjegjshme.

Mziu thekson se Reforma Teritoriale dhe Vendore e vitit 2014, ishte një reformë e njëanshme (dhe për shkak të bojkotit të PD), por dhe 100% politike që nuk dha asnjë impakt pozitiv tek qytetarët, por i dhuroi fitoren në tavolinë Rilindjes në vitin 2015!

Reagimi i Mziut:

Dordoleci Balla nuk është as në komisionin e reformës territoriale, por gjatë këtyre tre muajve të punës së komisionit, ai e ka trysnuar, e ka delexhitimuar, duke bërë më shumë se askush deklarata të papërgjegjshme të tipit: do të zvogëlojmë numërin, do të shtojmë numërin dhe së fundi do ta lëmë sa është numërin e Bashkive…. me arsyetimin sepse i kemi deleguar shërbimet online Bashkive dhe qytetarëve (që u hakeruan dhe janë jashtë funksionit, në fakt)!

Por në fakt ndodh e kundërta!

U është larguar shërbimi online apo i drejtpërdrejtë, investimi, punësimi për shkak të centralizimit të pushtetit vendor dhe u është ofruar falimentimi i Bashkive, rrënimi i bujqësisë, braktisja dhe shpopullimi i zonave rurale dhe e gjithë Shqipërisë.
E gjitha kjo për shkak të një reforme drastike nga 373 në 61 Bashki, me mesataren më të lartë në Europë të numërit të banorëve për njësi vendore!

Reforma Teritoriale dhe Vendore e vitit 2014, ishte një reformë e njëanshme (dhe për shkak të bojkotit të PD), por dhe 100% politike që nuk dha asnjë impakt pozitiv tek qytetarët, por i dhuroi fitoren në tavolinë Rilindjes në vitin 2015!

Në vitin 2019 zgjedhjet vendore përsëri u bojkotuan nga PD, duke prodhuar një pushtet vendor 100% monopartiak, me kryetar bashkishë dhe Këshilla Bashkiakë dhe Këshilla Qarqesh në dorë të Rilindjes!

Përsëri Rilindja po tenton për ta fituar betejën në tavolinë në zgjedhjet e pranverës 2023, me hartën e prodhuar nga ajo vetë dhe e kontestuar nga qytetarët, forcat politike por dhe faktori ndërkombëtar!

Rilindja në këto 8 vite bëri politikë, duke akuzuar PD që nuk paraqiti një draft kopetencash, një hartë teritoriale, e ndërsa sot Dordoleci thekson se nuk do të ketë ndryshime!!!

Në këto tre muaj në komision çdo i ftuar aktor apo faktor, qytetarë apo grupe interesi, vendas apo të huaj, kanë ngritur shqetësimin se ndarja e re teritoriale ka dështuar, shërbimi është larguar prej qytetarëve, autonomia vendore është e varur dhe është cënuar, që Bashkitë po falimentojnë.

Theksoj kur ishin 373 njësi vendore nuk kishim asnjë falimentim, sot mbi 25% e Bashkive janë në faliment, deri në fund të vitit do shpallin falimentin gjysma e Bashkive për shkak të debisë së energjisë elektrike (liberalizimit të çmimit), të rritjes së numërit të patronazhistëve (punonjësve të shtuar dhe të imponuar nga rilindjs për vota) dhe për shkak të mungesës së të ardhurave vendore, përjashtuar Tiranën me tarifat dhe taksën e infrastruktures së Gradaçelave, që sot ka 55% të të ardhurave të pushtetit vendor!

Në muajin shkurt dhe me ndërhyrjen e faktorit ndërkombëtar u kërkua që të kalonin në parlament një paketë ligjesh, duke i konsideruar si zgjidhje për një Shqipëri Perendimore,
Reformën në drejtësi (zgjatja e afatit të vetengut). Reformën Teritoriale e Vendore (rishikimi ndarjes dhe delegim kopetence dhe autonomie). Reforma zgjedhore (rregullimi i vakumeve të konstatuara, zhbërja e ligjit zgjedhor të njëanshme të 2020, etj).

Komisioni i reformës administrative Teritoriale ka bërë një punë të shkëlqyer në këto tre muaj (ndonëse është luajtur rol jo reformues, por avokatisë së gjëndjes aktuale nga përfaqësuesit e PS)!

Megjithatë, komsioni i reformës Teritoriale dhe PD është e angazhuar maksimalisht pas shfrytëzimit të materialit të 2014, problematikave të konstatuara në këto 8 vite, konsultave me qytetarët në çdo ish njësi vendore apo të Bashkive aktuale, konsultave me grupe interesi dhe partnerë vendas, konsultave dhe mbështetjes së faktorëve ndërkombëtarë, do të paraqitet një raport përfundimtar ku në themel të saj ka dy shtylla:

  1. Delegimin e kopetencës, të autonomisë vendore dhe të ofrimit të shërbimeve pranë qytetarëve!
  2. Ofrimin e një harte të re Teritoriale, ku vendos në bazë proporcionalitetin, kriteret e ndarjes, decentralizimin urban, duke patur në themel aspektin social dhe maksimalizimin e shërbimit ndaj qytetarëve!

Në këto kushte, PD, në dallim nga viti 2014, jo vetëm që është pjesë e kësaj reforme, por dhe një aktore e rëndësishme për të prodhuar një reformë që jo vetëm është jashtë interesave politike, por është e fokusuar vetëm tek qytetari dhe që e përafron pushtetin Vendor në Shqipëri si vendet e rajonit që janë shumë më lart se sa ne dhe me tendencë për t’ju afruar vendeve të Bashkimit Evropian, ku është dhe shtëpia jonë.

Ndaj komisini i reformës Teritoriale do të paraqesë brenda afateve ligjore një paketë të kompletuar (sipas pikave 1 dhe 2 sa më sipër).

Së pari:

Do të jepet në mënyrë analitike se çfarë kopetencash shtesë do ti jepen pushtetit vendor si;
Rritja e përqindjes së GDP në grantin e fillim vitit për pushtetin vendor.
Kopetencës së pushtetit vendor për arsimin parauniversitar!
Kopetencës së pushtetit vendor ndaj shëndetësisë në përgjithësi dhe shërbimit parësor në veçanti.
Kopetencës së qarkullimit rrugor përjashtuar në akset kombëtare dhe rajonale.
Kalimin e kadastrës urbane dhe dixhitalizimin e saj!
Kalimin e përqindjeve të caktuara nga taksat e tatimet nacionale, të rentës minerare, të taksave të pasurisë për H/C, hidrokarbure, pyje, etj.
Heqja e dublimeve të kopetencave pushtet qendror e vendor, pra delegim vetëm pushtetit vendor!
Reduktimi në minimum i Drejtorive rajonale qendrore si një dublim kopetence por dhe kosto shtesë për buxhetin e shtetit, etj!

Së dyti !

Komisioni dhe PD do të paraqesin një hartë të ndarjes teritoriale që në themel ka propocionalitetin dhe ofrimin e shërbimeve ndaj qytetarëve, ku janë në përfundim të një harte me tre variante të ndarjes. Me 100 Bashki, me 92 Bashki ose minimalisht me 85 Bashki!

Pra në komision kemi prodhuar produkt dhe ky produkt është si rezultat i asaj çka duan qytetarët. Që prej vitit 2014 ata janë tërësisht jashtë hartës se shërbimit dhe duhet domosdo tu kthejmë pushtetin atyre. Po ashtu një hartë logjike territoriale sjell barazi në shërbime dhe qytetarët trajtohen njësoj. Dhe në aspektin politik, zgjedhjet lokale kthehen sërish në garë të ndershme, krejt ndryshe nga ajo çfarë kërkon Edi Rama dhe dordoleci i tij që ti marrin në tavolinë Bashkitë.

Zjarr Tv Ad