Edith Harxhi: Isha dje në gjykatë dhe i kërkova gjyqtarit se kush ishte kryetar i PD! Eshtë absurde, ata njohin akoma Lulzim Bashën

0
1377
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Edith Harxhi thotë se për gjykatën e Tiranës kryetar i Partisë Demokratike është Lulzim Basha.

Këtë deklaratë e bëri në daljen publike të parapak çasteve në lidhje direkte në Syri TV.

“Isha dje në Gjykatën e Tiranës sepse unë vazhdoj të ndjek seancat gjyqsore për procesin e zgjedhjeve të brendshme në parti, në qershor 2021, për postin e kryetarit të PD, ku unë kandidova dhe akuzova për parregullsi në zgjedhje ndaj e çova çështjen në gjykatë. Në një moment i kërkova gjyqtarit se cili ishte statusi i PD sot, pra kush është kryetari i PD. Dhe e dini çfarë? Në Gjykatën e Tiranës me nxorrën dokumentin ku Lulzim Basha figuron ende kryetar i PD, edhe pse ai ka muaj që ka dhënë dorëheqjen. Kjo është e turpshme edhe për drejtësinë dhe gjyqsorin shqiptar dhe uroj dhe shpresoj që Gjykata e Apelit ta rregullojë këtë gjë. Pra këta nuk njohin se cila është e vërteta dhe nuk respektojnë vullnetin e mijëra demokratëve”, tha Harxhi.

Ndërkohë Harxhi i bëri thirrje gjykatës që menjëherë të kthejë firmën dhe vulën te partia, te institucionet e saj sepse tani, në dritën e gjithë këtyre zhvillimeve, duhet që patjetër PD të riorganizohet.

Zjarr Tv Ad