Godole: Imoralitet me dosjet! Në Shqipëri pati kalim të negociuar pushteti mes klasës së vjetër politike dhe klasës së re

0
39
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Drejtoresha e Institutit për Demokraci, Media dhe Kulturë, Jonila Godole, pedagogia Jonila Godole thotë se duhet folur për komunizmin dhe kjo nuk duhet të marrë fund kurrë.

Sipas saj, edhe kur shoqëritë moderne kanë arritur stadin më të lartë, duhet të kujtojnë diktaturën e regjimit komunist për çfarë ka ndodhur.

Lidhur me hapjen e dosjes së bashkëpunëtorëve të ish-sigurimit të shtetit në emisionin “Arnautistan” në MCN, e quajti gjueti shtrigash mes kundërshtarëve politikë.

Godole tha se nëse do ishin hapur dosjet më parë, do dilnin histori interesante dhe nuk do të kishin këtë peshë që kanë tani.

“Bëhet fjalë për një figurë si zoti Meta, i cili në këtë rast do kishte ikur. Nëse do ishte bërë e qartë për figurat politike pas vitit ‘90-të që kanë bashkëpunuar me sigurimin e shtetit dhe aparatit represiv që regjimi kishte rreth vetes, kjo nuk është hallka më e rëndësishme, është ndër më të rëndësishme.

Një prej drejtorive të tyre ishte sigurimi. Duhet të merreshim me gjëra të tjera dhe nëse në fillim të ‘90-ës do të hapnim dosjet, kemi pasur pseudonime si Dragoi, Cigarja, shumë prej tyre kanë qenë të rëndësishëm në fushën e politikës deri para dy vitesh në Akademinë e Shkencave, polici, drejtësi, atëherë mund të thoshim rast pas rasti nëse një person duhet të kalojë ose jo.

Kjo intrigon, por në vendet e tjera nuk është kjo që ka ndodhur kështu, se kush kanë qenë figura të regjimit të vjetër, nuk mund të japin mend tani për demokraci, ky imoralitet nuk ka ndodhur.

Nëse shoqëria shqiptare është e tillë që i do këta njerëz, le ta bëjë, por ne nuk i kemi informacionet se kush janë këta njerëz. Ne nuk mund të themi se jemi njësoj si vendet e tjera, ne jemi vendi më amoral në këtë pikë.

Si erdhi ky person nga një fshat i humbur i jugut, u bë ministër dhe më pas deri në krye të shtetit, çfarë fshihet nga pas dhe pse nuk merret autoritetit përkatës.

Drejtori i Institutit të Krimeve, Agron Tufa, dhe kur u detyrua të ikte në Zvicër bashkë me familjen, nxori një listë me emra që janë ende aktivë. Ndërkohë që këta persona vijojnë ende karrierën e tyre”, u shpreh Godole.

Sipas saj në Shqipëri, ka pasur një kalim pushteti të negociuar mes klasës së vjetër politike dhe klasës së re, ndonëse shtoi se kjo nuk ndodhi vetëm tek ne por edhe tek vende të tjera që nuk ka pasur disidencë.

“Shqipëria nuk ka pasur disidencë. Nga do vinte nga ata të kampeve, të burgosurve? Ndoshta ishin dhe shumë naiv duke menduar se demokracia do ndryshonte gjithçka.

Ata që ishin më afër pushtetit, dinin si mbahej ai, madje edhe përmjet dosjeve, mendoj se negocimi i këtij pushteti ka qenë i tillë që në krye të këtij pluralizmit të stisur dhe partive kryesore të pluralizmit, ishin persona ose të shantazhueshëm nga ata, ose që ishin pikasur të mbulonin zona të caktuara.

Kemi ndarje veri-jug, për 45 vite kemi pasur një pushtet të fokusuar në jug, duke lënë pas dore pjesën tjetër dhe ju dha një shans tani, hajde të fusim dhe pjesën e veriut.

Për fat të keq ajo që shoh unë është se zullumi që shoh tani është se tani kemi një kokolepsje të madhe të të gjithë krahëve të atyre që në fillim të ‘90-ës ishin antikomunist dhe sot këtë nuk e sheh më.

Sot janë anti-komunist, komunist. Sot shoh një barazi të madhe”, u shpreh Godole.

Zjarr Tv Ad