Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Administrata Kombëtare e Aeronautikës dhe Hapësirës NASA ka shpërndarë në rrjetin e saj social facebook, një foto nga hapësira të liqenit të Ohrit dhe Liqenit të Prespës, ku i cilëson në mesin e liqeneve më të vjetër në Evropë.
“Liqeni i Ohrit dhe Liqeni i Prespës, dy nga liqenet më të vjetër në Evropë, ndodhen në një zonë malore përgjatë kufijve të Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Greqisë.
Liqenet ekzistojnë për të paktën 1 milion vjet, ndoshta edhe më gjatë.
Imazhi Operacional Tokësor-2 (OLI-2) i Landsat 9 kapi këtë imazh me ngjyra natyrale të liqeneve më 19 gusht 2022.
Ohri është më i madhi dhe më i thelli nga të dy, me një thellësi mesatare prej 155 metrash. Prespa ka një thellësi mesatare prej 14 metrash”, shkruan NASA.