Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Një mjet i tonazhit të rëndë është aksidentuar në aksin Librazhd-Përrenjas.
News 24 raporton se shkak i aksidentit është bërë një manovrim i detyruar i shoferit për të shmangur përplasjen me gurët që kishin rënë në trasenë e rrugës. Kjo ka bërë që kamioni të batohet dhe të përmbyset mbi rrugë, siç shihet dhe nga pamjet.
Aksidenti ka ndodhur në një kthesë në dalje të Hotolishtit, duke shkaktuar bllokimin e qarkullimit në këtë aks.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe rikthimin e normalitetit në qarkullimin e mjeteve.