Vasili ironizon Ramën: Sharlatani gënjeu për Zvicrën si me Spanjën në fillim të pandemisë

0
33
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar në rrjete sociale duke e quajtur Ramën mashtrues pas deklaratave të këtij të fundit se në Zvicër dënohesh me burg nëse kondicionerin e mban mbi 19 gradë celsius.

Petrit Vasili thekson se Rama gënjeu sot si në fillim të pandemisë me videot e Algjerisë që i shiste sikur ishte policia në Spanjë.

“Rama mashtruesi, qe genjeu per Spanjen ne Covid, tani genjeu edhe per Zvicren!

Ne kohen e Pandemise Edi Rama genjeu shume trashe duke shitur Videot e protestave ne Algjeri sikur ishin policia ne Spanje qe shperndante me dhune qytetaret per Covidin.

Sot genjeu prap trashe Rama e na tha:

“Sot lexova që Zvicra ka vendosur penalitetin e tre viteve burg për ata që ngrohin më shumë se 19 gradë shtëpinë e tyre”!

Qeveria zviceriane zbulon mashtrimin dhe deklaron:

“Aktualisht në Zvicër nuk ka mungesë të energjisë elektrike apo gazit natyror. Prandaj nuk ka në fuqi kufizime apo ndalime për përdorimin e energjisë që mund të shkelen”.

Po ku jeton dot pa genjyer ky sharlatan!”-shkruan Vasili.

Zjarr Tv Ad