Bie sërish sistemi TIMS, probleme në Qafë Thanë dhe Goricë

0
63
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sistemi TIMS ka rënë sërish. Burime bëjnë me dije se në pikat e kalimit kufitar të Goricës dhe Qafë Thanës, të cilat lidhin Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, po punohet me regjistra manualë dhe jo sistem teknologjik.

Në Qafë Thanë sistemi herë pas here ka probleme, çka ka detyruar punojësit e pikës kufitare të funksionojnë me regjistra manualë, ndërkohë që prej mëngjesit, njësoj funksionon dhe pika e Goricës.

Kujtojmë se Shqipëria ka rënë pre e sulmeve kibernetike disa herë nga iranianët ndërsa pak ditë më parë sistemi TIMS u bllokua në të gjithë vendin, duke shkaktuar kaos.

Zjarr Tv Ad