Rrëmbimi i vëmendjes është diçka jo e mundimshme për Melinda Ademin. Reperja është në periudhën e saj më të mirë të karrierës, ku numëron disa hite dhe mijëra përkrahës. Përpos kësaj ajo i mban të mbërthyer fansat edhe me fotot provokuese në rrjetet sociale. Së fundmi, Ademi u ka servirur ndjekësve disa imazhe ku duket e mrekullueshme, me një kostum dypjesësh ngjyrë rozë.
Por, këtë herë nuk ishte ky detaji që tërhoqi vëmendjen e përdoruesve të rrjeteve sociale. Nëse “gërmojmë” në seksionin e komenteve , do të shikojmë disa mesazhe të shkëmbyera midis artistes dhe Klejdi Dogjanit i njohur si Finem . “ Coco Chaneli ” , – shkruan Finem poshtë fotove të Melindës.
Nëse mendoni se kjo e fundit ka qëndruar indiferente gaboheni. “Ta bëj jetën pikante,”-replikon këngëtarja. Nuk mund të themi me siguri çfarë po ndodh mes artistëve, por të shumtë kanë qenë fansat të cilët në komente kanë aluduar një bashkëpunim të dyshes