Blendi Klosi dhe i biri, pushime të qeta në jug të vendit, fotot e ish-ministrit me familjen

0
74
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pak kohë relaksi edhe për deputetin e Partisë Socialiste. Blendi Klosi është ndër pushuesit që kryesisht zgjedh plazhin e jugut për të pushuar me familjen. Vera e tij shoqërohet nga miqtë e tij si dhe familjarët, teksa preferojnë të kalojnë ditët buzë detit Jon. Këtë herë, paparaci ynë e ka kapur nën shoqërinë e djalit të tij, teksa janë duke dal nga deti.

Ashtu si shihet, të dy e kanë bërë rrugën duke biseduar me njëri-tjetrin si babë e bir. Ish-ministri Klosi bën pjesë tek ata politikanë, që shpesh flet për jetën familjare, madje edhe i ekspozon fëmijët në ekran.

Vetëm pak kohë më parë, ai u shpreh publikisht që nuk do të donte që djali i tij të bëhej politikan.

“Unë nuk dua që djali im të bëhet politikan ose futbollist, profesion tjetër të bëjë ç’të dojë. Nuk dua që të bëhet politikan sepse kërkon impenjim të madh dhe nuk të lejon të jesh vetvetja. Në shumë gjëra duhet të jesh i kontrolluar dhe humbet nga liria. As futbollist s’do doja të bëhej sepse më duket sikur vriten shumë. Do të doja të bëhej basketbollist, notar, thjesht një sportist i mirë. Edhe Amla gjithashtu mund të zgjedhë çfarë të dojë. Amla ka një prirje të veçantë për aktore. Aktron shumë mirë. Unë i them të bëhet doktoreshë sepse të gjithë prindërit kështu duan, që fëmijët e tyre të bëhen doktorë dhe t’iu shërbejnë”, tha Klosi.

Zjarr Tv Ad