Zbulohet dokumenti sekret i hetimeve pas deklaratave se Lulzim Bashës do i bëhej atentat, si ranë akuzat për të dyshuarit. Shërbimet inteligjente kishin të dhëna për…

0
100
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në dokumentet sekretë drejtuar ish-kryepolicit Gledis Nano të publikuara nga hakerat janë nxjerrë email-et e oficerit të Policisë Gjyqësore që ka kryer hetimet në lidhje me dyshimet për një atentat të mundshëm ndaj ish kryetarit të PD-së Lulzim Basha.

Në dokumentin e siguruar nga “Panorama”, oficeri i policisë gjyqësore shpjegon se nga u mor indicia për të nisur hetimet ku u regjistruan dy vepra penale, kush ishin shtetasit e dyshuar, si u vunë në përgjim dhe në përfundim u arrit në konkluzionin se ata nuk kishin lidhje me akuzat e ngritura.

Mësohet se ka qenë deklarata e ish Presidentit të ndjerë Bujar Nishani në një intervistë televizive si dhe informacionet e shërbimeve inteligjejnte vendase që kanë vënë në lëvizje prokurorinë të hetojë nëse kishte një plan për eleminimin fizik të ish kryetarit të PD, Basha.

Në dokumentin sekret thuhet se ishte vënë re qaë në daljet publike të ish liderit të opozitës kishte shtim të forcave të sigurisë dhe se kjo situatë e krijuar, ka bërë që në datën 14.04.2017, shërbimet e Inteligjente të informojnë Prokurorinë mbi disa persona të dyshimtë dhe për të cilët ishin grumbulluar informacione në lidhje me dyshimet e ngritura.

Sipas dokumentit sekret, njëri për të cilin dyshohej njohej si vrasës me pagesë, dhe shërbimet inteligjente kishin marrë dijeni se ai mund të ishte pjesë e një plani për të realizuar një atentat në vendin tonë ndaj ish kreut të Partisë Demokratike, Lulëzim Basha, me qëllim destabilizimin e vendit.

Në dokumentin e siguruar nga Panorama, thuhet se nga hetimet e kryera, akuzat për shtetasit e dyshuar dhe të përgjuar, kanë rënë pasi nuk ka dalë ndonjë e dhënë konkrete që të ketë të bëj me hetimin dhe me dyshimet e ngritura.

Mësohet se prokurori ka pushuar hetimin mbi Procedimin Penal të vitit 2017, për veprat penale të “Atentatit”, dhe “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese“, të parashikuara nga nenet 219 e 79, të Kodit Penal.

Zjarr Tv Ad