“Lekët janë aty, por vidhen”, Rudina Hajdari thirrje pedagogëve dhe studentëve: Mos u takoni në auditore, por në shesh

0
45
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-deputetja Rudina Hajdari me një video-mesazh u ka bërë thirrje pedagogëve dhe studentëve që të zhvillojnë protesta deri sa të plotësohen kërkesat e tyre.

Ajo thotë se kanë të drejtë që pedagogët kërkojë rritje rrogët dhe studentët të rritet mbështetja pasi çmimet janë rritur ndjeshëm.

Hajdari thotë se do jetë në mbështetje të tyre dhe pranë tyre në protestë.

“Petagogët para disa ditësh u ngritën në protestë dhe kërkuan rritje pagash dhe kanë shumë të drejtë. Jetojmë në një vend kur kostot e jetesës rriten përditë, nafta nuk njeh të ulur edhe pse në tregje kombëtare ka rënë.

Epra jetesa për pedagogët dhe cdo shqiptarë është bërë shumë e vështirë. Si mund të një pedagog të jap dije kur ka në mendje ka sesi do ta mbyll muajin. Edhe studentët paralajmëruan protesta për shkak të pamundësisë ekonomike. Një studenti i duhet 150 mijë për qiranë, rreth 300 shtesë për ujë dhe drita nëse ata i kursen fiks ashtu si thotë zonja ministre Balluku, duke mbetur në errësirë e duke u ngrohur me frymë e batanije. I duhen dhe 300 mijë të tjera që të ushqehet dhe 50 materiale studimore.

Një studenti i duhen rreth 530 mijë lekë në muaj. Ku cdo ushqim dhe cmim është rritur në stratosferë. Inceneratirët paguhen cdo ditë 80 mijë, donëse nuk ekzistojnë.

Si shtet i kemi mundësitë, por duhet të ndlohen vjedhet. Letët janë aty por vidhen. Studentët e pedagogët nuk duhet të takohen në auditore, por në protesta deri sa tu plotësohen kërkesat. Unë do jem aty me ta. Edhe atyre që thika u ka shkuar në placë. Koha për tu ngritur në krye e për të kërkuar atë që është e jona forca” thotë Hajdari.

Zjarr Tv Ad