Operacionales i tregoi Gledis Nanos emrat e zyrtarëve të policisë që paguhen nga Vis Martinaj

0
320
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetarja Klodiana Lala thotë se ish-drejtori i përgjithshëm i policisë Gledis Nano dhe agjenti i Operacionales Jeton Lami, tashmë i arrestuar, janë dy personat që mund të zbardhin fatin e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj.

E ftuar në studion e emisionit Opinion në Tv Klan, Klodiana Lala u shpreh se para arrestimit të agjentit Jeton Lami, ky i fundit ka patur një bisedë 15 minuta me Gledis Nano ku i ka treguar lëvizjet e Ervis Martinajt dhe emrat e zyrtarëve të policisë që paguhen nga i shumëkërkuari.

Klodiana Lala: Janë dy njerëzit që mund ta zbardhin këtë histori; Jeton Lami i cili është çelësi për të shkuar te fati i Ervis Martinaj dhe i shumë ngjarjeve të tjera kriminale. Ai ka refuzuar të flasë deri tani. Dhe personi i dytë është Gledis Nano. Në momentin që është paraqitur dhe i është vënë në dispozicion një urdhër për arrestimin e Jeton Lamit i cili rezultonte nën dyshimet e shpërdorimit të detyrës që kishte eskortuar Ervis Martinaj, është thirrur bashkë me shefin e sektorit të paraqitet në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Z.Nano nuk flet për këtë histori dhe ka mbyllur çdo kontakt me gazetarët, por këto janë burime të besuara që disponoj. Është thirrur në zyrën e një nga drejtuesit e policisë, nuk është pritur në zyrë nga z. Nano, por në informacionet që disponoj dhe të thëna nga vetë agjenti i Operacionales, rezulton që z.Nano ka qëndruar pak kohë me të, kokë më kokë, diku te rreth 10-15 minuta, ku ai i ka treguar të gjitha lëvizjet e fundit të Ervis Martinajt. Ka folur edhe për emrat e atyre zyrtarëve të inkriminuar të policisë të cilët ishin në listëpagesën e Ervis Martinajt. Mendoj që këta dy njerëz mund të hedhin dritë mbi fatin e të shumëkërkuarit.

Ndërkohë, Ervis Martinaj vijon të jetë në kërkim dhe nuk dihet asgjë për fatin e tij, nëse është zhdukur apo është vrarë. /tvklan.al

Zjarr Tv Ad