Për lokalizimin e ish-kryeprokurorit, Adriatik Llalla rreth nje vit me pare dyshohet se kane ndihmuar edhe agjentet e FBI-së
Bashkëpunimi i mundshëm i Policisë Shqiptare me FBI zbulohet nga komunikimet me e-mailet e ish-drejtorit të Policisë Gledis Nano.
Në e-mail, FBI kërkon letër nga Policia e Shtetit për t’i ndihmuar në vendodhjen e fundit të Llallës, ish-adresat në Shqipëri dhe pista të ndryshme që mund t’u vijnë në ndihmë për të gjetur vendodhjen e tij. Po ashtu, në e-mail, theksohet se ata kanë komunikuar me kreun e SPAK, Arben Kraja dhe me prokurorin e çështjes, të cilët ishin të interesuar për të ndjekur çështjen.
Nano mendohet se i ka dërguar dy agjentëve të FBI-se të dhënat lidhur me Llallen si gjeneralitetet, vendi i fundit ku u pa dhe informacion nga TIMS.
Llalla u arrestua në Itali, pak ditë pas komunikimit të Nanos, ndërsa prej gati nje viti është në pritje të ekstradimit drejt Shqipërie ku do të vuajë dënimin me dy vite burg për fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë.PANORAMA.AL