Putin ALARMON botën: Të gatshëm të përdorim të gjithë arsenalin ushtarak, mobilizohuni

0
76
MOSCOW REGION, RUSSIA - JULY 2, 2020: Russia's President Vladimir Putin holds a video conference meeting of the Pobeda [Victory] Russian Organizing Committee at Novo-Ogaryovo residence. Alexei Druzhinin/Russian Presidential Press and Information Office/TASS (Photo by Alexei DruzhininTASS via Getty Images)
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti rus Vladimir Putin, mëngjesin e kësaj të mëkure po mban një konferencë të jashtëzakonshme për herë të parë që prej fillimit të luftë në Ukrainë.

Gjatë fjalës së tij ai u ndal edhe te çështja e armëve bërthamore, ku tha se Perëndimi po i shantazhon prandaj dhe Rusia është e gatshme të përdorë të gjithë arsenalin ushtarak për të mbrojtur popullin e saj.

“Perëndimi ka shkuar shumë përtej kufijve të agresionit kundër Rusisë. Janë ata që na shantazhojnë për përdorimin e armëve atomike. Unë i them Perëndimit: ne kemi kaq shumë armë me të cilat duhet të përgjigjemi. Dhe ne do të përdorim çdo burim për të mbrojmë popullin tonë”, tha Putin.

Ai theksoi se Perëndimi është duke u përpjekur për të bllokuar çdo pavarësi dhe zhvillim si dhe ka shpallur “mobilizim të pjesshëm ushtarak ” në Rusi.

“Dekreti është nënshkruar. Është një çështje për të mbrojtur territorin tonë, vendin tonë . Perëndimi dëshiron të na shkatërrojë. Qëllimi ynë është të çlirojmë Donbasin, tashmë pothuajse plotësisht i çliruar. Perëndimi nuk dëshiron paqe mes Rusisë dhe Ukrainës. Unë i kam dhënë një mandat qeverisë për t’u dhënë status ligjor vullnetarëve që luftojnë në Donbas. Shumica e njerëzve në atë zonë historike në Ukrainë nuk duan të qëndrojnë nën zgjedhën e neo-nazistëve. Për ta arritur këtë (çlirimin e Donbass) operacioni special ushtarak është zgjidhja e pashmangshme. Objektivi që mbetet i pandryshuar. Sa i përket propozimit për një referendum për t’i kaluar Rusisë (në katër rajone të shpërndara midis Donbasit dhe Ukrainës jugore), ne i mbështesim ata popuj. Rusia do të bëjë gjithçka për të siguruar që referendumet të zhvillohen”, tha Putin.

Zjarr Tv Ad