Misteret e zhdukjes së Erivs Martinajt/ Ministri i Brendshëm paralajmëron: Ka zhvillime, por ne do të flasim me prova

0
83
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Çështja e zhdukjes së Erivs Martinajt vazhdon të jetë e mbushur me mister, pasi edhe nga autoritetet policore nuk ka asnjë informacion zyrtar. Për këtë  është pyetur edhe ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi i cili tha se policia e shtetit nuk mund të flasë pa pasur prova.

Ka zhvillime, kemi thënë ne flasim kur kemi prova. Policia nuk mund të flasë pa patur prova. Vazhdon procesi”, tha ai në një komunikim shkurt për gazetarët.

Nga ana e tij, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku deklaroi se për zhdukjen e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj, policia është duke punuar dhe se do të flasë me fakte dhe prova.

Strukturat kundër kriminalitetit janë të angazhuara maksimalisht. Do të flasim me fakte dhe prova”, u shpreh kreu i Policisë së Shtetit.

Zjarr Tv Ad