Ka përfunduar pa konsesus takimi i ministres së Arsimit, Evis Kushi, me pedagogët e Universitetit të Tiranës, në lidhje me kërkesat e këtyre të fundit për rritje të pagës dhe kushte më të mira për arsimin e lartë.
Në një deklaratë për mediet, ata thanë se nuk u arrit një dakordësi për rritjen e pagës, përveç disa kërkesave minimaliste. Gjithashtu pedagogët paralajmërojnë se protesat e e radhës do të zhvillohet në datën 5 tetor.
“Trajtimi financiar i profesioriatit nuk është çështje vetëm e rrogave. Por sit ë vendosim prioritet zhvillimin e arsimit të lartë cilësor në Shqipëri. Që studentët shqiptarë të qëndrojnë këti dhe jo të shkojnë nëpër botë.
Ne në kërkesat tona kemi qenë miminalistë, ndërsa ministria thotë që janë të ekzagjeruara. Jemi në pritje të një reagimi për këto kërkesa që ramë dakord me ministrinë. Në këtë prizëm nuk mbetet gjë tjetër përveçse të vazhdojmë protesta. Protesta e 5 tetorit nuk anulohet, ajo do vazhdojë.
Për rritjen e pagave nuk është arritur dakordësi. Ministria thotë që 180 euro është rritje e jashtëzakonshme. Ne mendojmë që 200 euro është tallje. Ne mendojmë që jemi në kushtet e një inflacioni shumë të lartë. Nuk bëjmë fjalë për një analizë krahasuese por për pozicionin e pedagogut dhe profesioriatit”, deklaroi një nga pedagogët./newsbomb.al