Takimi i Kushit me pedagogët, Kovaçi: Asnjë kërkesë nuk mori zgjidhje, ministria nuk ishte e përgatitur! Këto janë pikat që nuk negociojmë…

0
50
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Sindikatës së Pedagogëve Sandër Kovaçi ka folur për Faxnews në lidhje me takimin që patën dje me ministren e Arsimit Evis Kushi. Kovaçi tha se u diskutuan të gjitha pikat por asnjë kërkesë nuk mori zgjidhje përfundimtare. Po ashti ai shtoi se pa rritje pagash për pedagogët dhe kërkimin shkencor, nuk mund të ketë arsim të lartë.

Sandër KovaciDje u diskutua rreth peticionit , u diskutuan pikat një për një që tek ajo kryesore deri tek e fundit. Janë disa pika të panegociueshme.

Ne kemi thënë që pikat është rritja e financimit të arsimit të lartë, për pedagogët dhe stafin ndihmës dhe rritja e financimit të kërkimit shkencor. Pa këto dy komponetë të rëndësishëm nuk mund të zhvillohet arsimi i lartë. Trajtimi financiar të jetë i niveleve të rajonit, Kosovës.

Zgjidhje përfundimtare nuk ka marrë asnjë kërkesë,  ministria nuk ishte përgatitur të vinte me vendime, u bën vetëm premtime. Ministria ndihet jo kompetente për shumicën e kërkesave. Qeveria është përgjegjëse për paratë publike ndaj i kërkuam ministrisë për transparencë. Kjo është pika që mund të marrë zgjidhje.

Një tjetër pikë ka të bëjë me doktoraturat, promovimin e titullit doktor, 9 vjet nuk po hapen doktoraturat. Kur do fillojnë? Është bërë një humbje  e madhe për stafin ky vakum. Është e pafalshme mos ta zgjidhësh.

Zjarr Tv Ad