Një 28-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohet për vjedhje.
Bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasi V. D., 28 vjeç, banues në Patos, për veprën penale “Vjedhja”.
I riu kishte marrë një shumë parash në dyqanin e një shtetaseje dhe ishte larguar. Gjatë kontrollit personal, të arrestuarit iu gjetën dhe iu sekuestruan shumat e parave të vjedhura, 800 euro dhe 75 000 lekë.
Njoftimi i plotë i policisë:
Vodhi një shumë parash në një biznes dhe u largua, identifikohet, lokalizohet dhe vihet në pranga menjëherë, 28-vjeçari.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, sapo janë njoftuar se në lagjen “15 Tetori”, Fier, një shtetas kishte marrë një shumë parash në dyqanin e një shtetaseje dhe ishte larguar, kanë shkuar në vendngjarje.
Falë reagimit në kohë dhe punës së mirorganizuar, shërbimet e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Fier bënë të mundur identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e menjëhershme të autorit të dyshuar të vjedhjes.
Gjatë kontrollit personal, të arrestuarit iu gjetën dhe iu sekuestruan shumat e parave të vjedhura, 800 euro dhe 75 000 lekë.
Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin V. D., 28 vjeç, banues në Patos, për veprën penale “Vjedhja”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.