Ditë të lumtura për ish-bashkëshortin e Rudina Dembacajt. Pas historisë së divorcit, duket se edhe Aleksandri ka gjetur dashurinë.
Ai dhe Marisa kanë celebruar tashmë dashurinë e tyre, duke u bërë zyrtarisht burrë e grua. Duket se vendimi për martesën e bëftë ka ardhur pikërisht prej lajmit të mirë që vjen nga ky çift.
Bëhet me dije se bashkëshortja e Aleksit është shtatzënë dhe pas pak muajsh do të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë. Së fundmi, ajo ka publikuar një foto ku barku i duket më i rrumbullakosur se zakonisht.
Prandaj ndjekësit e kanë pyetur nëse është në pritje të ëmbël dhe ajo e ka konfirmuar, duke i kthyer përgjigje me nga një puthje. Ditët e fundit, Marisa është përfolur në rrjetet sociale edhe për një “thumb” që sipas mediave ishte për ish-gruan e partnerit të saj.
Ditën e djeshme ajo ka ndarë një pjesë të këngës së Mozzik, duke e shoqëruar me “emoji” të mërzitur.
“Mbrëmë të pashë në ëndërr dorë për dorë me tjetër kënd, e jo me babën tënd”, është pjesa që ka zgjedhur ajo të shpërndaj në “InstaStory” dhe patjetër që mendja të shkon te vajza e Rudinës dhe Mark Frrokut me të cilët normalisht jeton edhe Viktoria.
Kaq ka mjaftuar që lajmi të bëjë xhiron e rrjeteve sociale, duke u interpretuar si një luftë e ftohtë mes dy vajzave. Ndonëse Aleksi nuk i përket botës së mediave, emri i tij u bë i njohur kur u martua me aktoren Rudina Dembacaj.
Edhe më i famshëm u bë “mekaniku”, si Rudina e quante, kur çifti u divorcua. Rudina Dembacaj ka treguar përherë se ka një marrëdhënie shumë të mirë me ish-partnerin e saj. Fëmija që kanë në mes, Viktoria, ka qenë një nga arsyet kryesore pse ata të dy kanë ruajtur raportet e mira me njëri-tjetrin.
Ata dalin bashkë të tre si familje për shëtitje apo për të shijuar momente të veçanta dhe nuk ngurrojnë që këto t’i ndajnë edhe me ndjekësit në “Instagram”. Në rrjetet sociale nuk mungojnë shpesh që ata të tre bëjnë si familje.
Në deklaratat e saj, aktorja e humorit e ka shprehur se ndonëse janë divorcuar, ajo dhe ish-burri ruajnë një marrëdhënie shumë të mirë me njëri-tjetrin, duke qenë miq, veç se prindër të Viktorias. Shpesh, ndjekësit në rrjetet sociale e kanë pyetur për marrëdhënien që ajo ka me Aleksin.
“Cili është sekreti që ke marrëdhënie të mirë me ish-partnerin?”, e ka pyetur dikush.
“Të flasësh hapur dhe gjithmonë në të mirë të fëmijës! Me pak fjalë: Ta duash fort, sepse mrekullinë më të madhe të jetës (fëmijën) e keni të përbashkët. Kush bën ndryshe, thjesht tregon që është njeri i dobët, ose thënë ndryshe, njeri ‘vari lesht’. Faleminderit!”, i është përgjigjur aktorja.