I dogjën makinën për herë të dytë/ Zbardhet dëshmia e ‘gangsteres’ nga Bilishti, Deizi Arapi: Jam konfliktuar me ish-kryebashkiakun. Shteti të më mbrojë, do më gjejnë në ndonjë kanal

0
52
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Panorama” ka siguruar dëshminë e dhënë në Policinë e Bilishtit 27- vjeçarja Deizi Arapi, e cila njihet edhe si “gangsterja” e qytetit. Gjatë natës së kaluar, asaj i është djegur makina të cilën e kishte parkuar para banesës ku jeton.

Ndërkohë, kjo është hera e dytë që asaj i digjet makina, pas rastit të parë në vitin 2018.

Por së fundmi ajo zuri vend në media pas lajmit se ishte arrestuar nga policia sepse kishte prishur qetësinë publike në qytetin e Bilishtit dhe madje kishte goditur me shkelm dhe një punonjës policie.

Panorama mëson se në dëshminë e saj, të dhënë në polici paraditen e 25 shtatorit, Deizi Arapi ka ngritur gishtin e akuzës ndaj deputetit të PD, Bledion Nallbati, ish kryebashkiaku i qytetit.

Ajo ka kërkuar ndihmë nga shteti për mbrojtje.

“I kërkoj ndihmë shtetit pasi është hera e dytë që me ndodh dhe ka lidhje me një konflikt të vjetër. Katër vite më parë mamaja ime është pushuar nga puna si pastruese padrejtësisht dhe unë jam konfliktuar me ish kryebashkiakun Bledion Nallbati.

Pas konfliktit mu dogj makina e parë. Dje gjatë gjithë ditës më ka ndjekur një person me të cilin dhe kam shkëmbyer fjalë mbrëmë. Ai është punonjës i karburantit në pronësi të Bledion Nallbatit. Në vendngjarje është gjetur një bidon benzine nga ky karburant ashtu si herën e kaluar. djegien e makines së parë policia e konsideroi aksidentale por ja qe ngjarja po përsëritet. Nëse nuk merren masa nuk është cudi që unë të përfundoj në ndonjë kanal”, ka deklaruar ajo në polici, ka mësuar Panorama.

Zjarr Tv Ad