Analisti Artur Zheji shprehet se fitorja e të djathtës në Itali dhe rrethanat në të cilat erdhi kjo fitore, mund të ketë ndikim edhe në Shqipëri. Duke folur në “Pikat mbi i”, ai tha se edhe në Shqipëri mund të ketë tërmet politik prej krizës ekonomike.
“Shqipëria do të ketë një tërmet të madh nëse ndikojnë në rritjen e pakontrolluar të çmimeve dhe të varfërisë. Kështu e kuptoj edhe gëzimin e Berishës që ëhstë legjitim. Këtu do të bien edhe këmbanat e alarmit për këtë qeveri, nëse nuk nxjerrin leksionet e duhura dhe nuk kanë në kontroll inflacionin dhe rritjen e pakontrolluar të çmimeve”, tha Zheji.
Ndërsa Lubonja theksoi se “Pse Berisha është kaq i gëzuar? Sepse ka qenë kundër Soros, e akuzon si neoliberal që është kundër tezës “Amerika e para”. E ka akuzuar Sorosin si një njeri që po bën njëlloj zëvendësimi etnik në Itali. Pyetja është po Shqipëria me kaq shumë emigrantë sa konservatore mund të jetë? Mund ta formulojnë, por se kanë formuluar akoma. Berisha ka edhe një kontradiktë tjetër, PD është te Partitë Popullore ku është Berluskoni. A mund të ngrejë PD-ja tezën e një sovranizmi shqiptar? Ne jemi akoma për projektin europian, nuk jemi “kombi ynë i pari””.