Ditën e marrëveshjes së 17 majit Rama-Basha, kompania e lobimit të PS kontaktoi 4 herë Donald Lu

0
171
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partia Socialiste ka paguar kompani lobimi në vitin 2017 për të ndikuar te ambasadori i atëhershëm Donald Lu.

Në dokumentin e siguruar nga Syri Tv, që i takon vitit 2017, rezulton se lobistët e PS të cilët ishin paguar 140 mijë dollarë, kanë pasur kontakte të vazhdueshme me Lu.

Për të arritur suksesin në lobimin e saj, kompania “Ballard Partners”, kontraktoi si konsulent dhe ndërmjetësues ish-kongresmenin demokrat Robert ëexler.

Ditën që Basha dhe Rama firmosën marrëveshjen e 17 majit, kompania lobuese Balard ka kontaktuar 4 herë ambasadorin e SHBA, Donald Lu.

Kryeredaktori i Syri Tv, Romir Saraçi zbardhi detaje nga kontrata e PS me Ballard dhe kontaktet e këtij të fundit me Donald Lu, në mënyrë që ky i fundit të shprehte në publik qëndrimet që i interesonin Edi Ramës për Reformën në Drejtësi dhe çështje të tjera politike./SYRI NET

Zjarr Tv Ad