Fondet e ulëta buxhetore për rimbursimin e ilaçeve, vetëm 5 barna të reja në 3 vjet

0
56
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Bashkimi Evropian për periudhën 2017-2020 ka miratuar rreth 160 barna të reja që trajtojnë sëmundje të ndryshme, ndërsa Shqipëria vetëm 5 prej tyre në listat e rimbursimit.

Studimi i IQVIA, kompania ndërkombëtare për informacionet shëndetësore, tregon se Shqipëria ka praninë më të ulët të medikamenteve të reja. Krahasuar me vendet fqinje si Maqedonia e Veriut, Serbia ka një diferencë shumë të madhe përkatësisht 11 dhe 17 medikamente të reja secila.

Burime nga Shoqata e Farmacistëve të Shqipërisë pohuan se mungesa në tregun e medikamenteve të reja lidhet me fondet e ulëta buxhetore për rimbursimin e tyre.

Për shkak të buxhetit të kufizuara për shëndetësinë, pacientët shqiptarë vuajnë nga mungesa të thella të terapive inovative që do të mund të shpëtonin mijëra jetë, sidomos nga zbulimi dhe trajtimi në kohë i neoplazmave.

Sipas studimit nga 160 medikamentet e reja që u miratuan për përdorim rreth 46% janë në dispozicion të pacientëve në BE. Ndërkohë në Shqipëri, vetëm 3% e tyre janë në dispozicion.

Që nga viti 2017 deri në vitin 2020, Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore ka dhënë Autorizim për Tregtimin në Republikën e Shqipërisë për rreth 194 barna antitumorale. Këtu përfshihen edhe 10 barna “Orphan”, nëpërmjet Procedurës së Përshpejtuar, 30 ditë nga data e aplikimit.

Kostoja e mujore e një medikamenti të ri i kalon 500 euro në muaj dhe mundësinë për ta blerë atë në treg të lire e kanë një numër i vogël i pacientëve, ndërsa kanë nevojë mjekimi mijëra persona.

Shoqata e Farmacistëve të Shqipërisë shpjegoi se përdorimi i barnave të reja për pacientët shqiptarë mundësohet nga lista e rimbursimit, e cila administrohet nga Fondi i Sigurimeve të Detyrueshme Shëndetësore.

Sipas shoqatës, Shqipëria e ka fondin e rimbursimit të medikamenteve vetëm 100 milionë dollarë në muaj. Vendet e rajonit dhe Europës, deri në 10-fish më të lartë. Fondi i rimbursimit të medikamenteve këtë vit është rreth 11 miliardë lekë.

Zjarr Tv Ad