Marrëveshja e Serbisë me Rusinë, shqetësim në Bruksel: Po e ndjekim seriozisht

0
50
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Bashkimi Europian ka dënuar vendimin e Serbisë për të zhvilluar konsultime për politikën e jashtme me Rusinë. Për BE-në kjo marrëveshje ngriti pikëpyetje në një kohë kur Brukseli u ka thënë vendeve që kërkojnë të bashkohen me bllokun të mos vazhdojnë me lidhjet me Moskën.

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov dhe homologu i tij serb Nikola Selakoviç nënshkruan të premten një dokument të quajtur “plan mbi konsultimet”.

Selakoviç tha se plani parashikon konsultime mbi aktivitetet dypalëshe dhe shumëpalëshe, megjithëse nuk kishte asgjë për politikat e sigurisë në të. Partitë opozitare serbe e kritikuan dokumentin.
Serbia, e cila u bombardua nga NATO dy dekada më parë, por tani kërkon të bashkohet me Bashkimin Evropian, ka luftuar prej kohësh për të balancuar lidhjet e ngushta historikisht me Rusinë kundër aspiratave për integrim ekonomik dhe politik me Perëndimin.

Duke folur me gazetarët në Bruksel të hënën, zëdhënësi i komisionit ekzekutiv të BE-së, Peter Stano, vuri në dukje se dokumenti i ri i konsultimit ruso-serb ishte nënshkruar vetëm disa ditë pasi Moska njoftoi mobilizim për luftën e Ukrainës dhe filloi të organizojë vota për aneksimin e territorit.

Marrëveshja Serbi-Rusi ishte “një shenjë shumë e qartë rreth synimit të tyre për të forcuar lidhjet e tyre”, tha Stano. “Dhe kjo po ngre pyetje serioze”, shtoi ai.

Zjarr Tv Ad